Shoqata “Horizonti i Ri”, Biblioteka e Qytetit dhe Shkolla Fillore “Marshall Tito” po realizojnë projektin me titull “Fëmijët e Ulqinit – promotorë të tolerancës së diversitetit”.
Në kuadër të këtij projekti, të cilin e mbështetë Ministria e Arsimit e Malit të Zi, do të organizohet konkursi i punimeve figurative në temën “QYTETI IM – QYTET I TOLERANCËS”, në teknikën sipas zgjedhjes së nxënësve.
Ftohen shkollat, arsimtarët dhe nxënësit që të përfshihen në këtë aktivitet, i cili synon që përmes punimeve kreative të përhapë mesazhe të solidaritetit, tolerancës, respektit për dallimet, dialogut dhe jodhunës në komunitetin tonë.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë nxënësit e shkollave fillore në territorin e komunës së Ulqinit, të klasave VII – IX.
Konkursi është i hapur deri me 5 prill 2019.
Krahas punimit është e obliguar të dërgoni edhe shënimet personale: emrin dhe mbiemrin e nxënësit, emrin dhe mbiemrin e arsimtarit, emrin e shkollës dhe klasën.
Për nevojat e këtij konkursi, arsimtarët dhe nxënësit e interesuar do të furnizohen me materialet e nevojshme për punë.
Stafi i projektit do të bëjë përzgjedhjen e punimeve për ekspozitë.
Punimet më të mira do të shpërblehen me diploma, sikurse edhe arsimtarët përkatës.
Punimet nga fusha e artit figurativ duhet t’i dorëzoni personalisht në SHF “Marshall Tito” – Zyra e Shërbimit të Psikologut.
Koordinatorë të aktivitetit:
Ardita Kovaçeviq
Gjuro Daboviq