Në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” që mbështetet nga Departamenti i Shtetit të SHBA, kohë më parë OJQ “Horizonti i Ri” dhe gazeta “Koha Javore” iniciuan një rubrikë të veçantë shkrimesh të titulluar “GAZETARIA E ANGAZHUAR” në të cilën botohen analiza e vështrime lidhur me probleme të ndryshme të shqiptarëve në Mal të Zi në raport me institucionet publike, vendimmarrësit lokal, faktorët politik, etj.
Me qëllim të nxitjes më të madhe të gazetarëve, individëve të angazhuar dhe përfaqësuesëve të shoqërisë civile për rritjen e cilësisë së raportimit kritik në media,
KËRKOHEN AUTORË PËR ARTIKUJ QË KANË TË BËJNË ME:
→ nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publik,
→ forcimin e rolit mbikëqyrës të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi,
→ nxitjen e gazetarisë qytetare,
→ marrëdhëniet midis gazetarisë dhe komunitetit,
→ media mes (vet)censurës dhe politikës,
→ politikëbërjen shqiptare në Mal të Zi,
→ luftimin e korrupsionit në nivelin lokal,
→ keqmenaxhimn e resurseve natyrore ose pronave publike,
si dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi.
Shkrimet/analizat që përzgjidhen për botim do të paguhen nga buxheti i projektit.
Sasia e shkrimit duhet të jetë deri në 2000 fjalë – për 2 faqe të gazetës.
Autorët e interesuar mund të dërgojnë draftin elektronik të artikullit të tyre si dhe të informohen për detaje tjera në adresën e e-mailit: ngohorizonti@t-com.me