Qendra Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të Trajnimeve për vitin 2025, organizon trajnimin me temë “Menaxhimi i rrjeteve sociale”.

Qëllimi i këtij trajnimi është t’u ofrojë përfaqësuesve të OJQ-ve aftësitë dhe informacionet e nevojshme për të analizuar, vlerësuar dhe krijuar mesazhe efektive në një spekter të gjerë të mediave digjitale. Trajnimi do të jetë një mundësi për OJQ-të që të mësojnë si të përdorin rrjetet sociale për organizatat e tyre. Disa nga temat e trajtimit do të jenë: marketingu në rrjetet sociale, parashikimi i fushatave në rrjetet sociale, krijimi i identitetit vizual në rrjetet sociale, formatet e ndryshme mediatike për përdorime të ndryshme si dhe tema të tjera të rëndësishme.

Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin mbështetje nga mentorët për krijimin e identitetit vizual të një prej fushatave të tyre në rrjetet sociale.

Në trajnim do të marrin pjesë 16 pjesëmarrës nga 8 organizata të shoqërisë civile me zhvillim të mesëm dhe të avancuar (nga 2 përfaqësues për organizatë, të cilët janë aktivisht të përfshirë në punën e organizatës).

Kushtet e aplikimit

Për t’u pranuar në trajnim, mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile të me nivel të mesëm ose të avancuar të zhvillimit, të cilat kanë pasur një buxhet minimal prej 10,000 euro në vitin e kaluar. Organizatat duhet të delegojnë 2 përfaqësues, të cilët janë aktivisht të përfshirë në punën e tyre.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bazohet në motivimin e tyre, me përparësi për organizatat që nuk kanë marrë pjesë më parë në trajnime të ngjashme.

Si të aplikoni?

Përfaqësuesit e OJQ-ve me nivel të mesëm dhe të avancuar të zhvillimit, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në trajnim, duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe ta dërgojnë ekskluzivisht në email adresën: crnvo@crnvo.me, jo më vonë se 30 mars 2025.

Vendi dhe koha e trajnimit

📍 Petrovac, hotel Monte Casa
📅 10 – 11 prill 2025

Mbështetja e ofruar nga organizatori

CRNVO do të sigurojë:
✅ Materialet e trajnimit
✅ Akomodimin
✅ Ushqimin dhe pije freskuese për pjesëmarrësit

Rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit:
Do të rimbursohen biletat e autobusit që pjesëmarrësit paraqesin.
Për udhëtimin me makinë private, do të rimbursohen shpenzimet e karburantit sipas përllogaritjeve në faqen e Michelin (duhet të paraqitet fatura e karburantit, një makinë për organizatë).

Aplikimet që mbërrijnë pas afatit ose që nuk janë të plota nuk do të shqyrtohen.

Formulari i aplikimit


Logo Partner