Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare  (CRNVO) në bashkëpunim me OJQ “Horizonti i Ri”, organizojnë trajnim treditor në temën  “Planifikimi Strategjik dhe Menaxhimi Organizativ”.

Trajnimi iu dedikohet OJQ-ve nga Ulqini, Tivari dhe Budva.

Trajnimi do të mbahet prej 19-21 tetor, në Tivar.

Trajnimi ka për qëllim njohjen me rregullat, procesin dhe fazat e planifikim strategjik dhe menaxhimit të OJQ-ve, por edhe me mënyrën e hartimit të dokumentit strategjik të organizatës.

Kush mund të paraqitet?

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, të drejtë pjesëmarrjeje në trajnim kanë:

  • OJQ-të e regjistruara në komunat e lartshënuara;
  • Organizatat që veprojnë për më së paku një vit;
  • Organizatat të cilat deri tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime për planifikim strategjik;
  • Organizatat të cilat në afat dorëzojnë formularin e plotësuar, me të gjitha informacionet e kërkuara.

Si të paraqiteni?

Ju lutemi që formularin për paraqitje ta dërgoni në këtë e-mail: jovana.bulatovic@crnvo.me deri më 14 tetor, në ora 14:00h

Më poshtë mund të gjeni programin e trajnimit dhe formularin për paraqitje.

FORMULARI PËR PARAQITJE

PROGRAMI I TRAJNIMIT


Trajnimi i pare u mbajte ne hotelin PRINCESS ne Tivar