Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) në bashkëpunim me OJQ “Horizonti i Ri”, organizojnë trajnim treditor në temën “Shkrimi i projekteve”.
Trajnimi iu dedikohet OJQ-ve nga Ulqini, Tivari dhe Budva dhe do të mbahet prej më 16 – 18 nëntor, në Budvë.

Trajnimi ka për qëllim përvetësimin e njohurive për rregullat, procesin dhe fazat e përpilimit të propozim-projektit, nëpërmjet punës teorike dhe praktike.

Kush mund të paraqitet?

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, të drejtë pjesëmarrjeje në trajnim kanë:
* OJQ-të e regjistruara në komunat e lartshënuara;
* Organizatat që veprojnë për më së paku një vit;
* Organizatat të cilat deri tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime për shkrimin e projekteve;

Si të paraqiteni?

Ju lutemi që formularin për paraqitje ta dërgoni në këtë e-mail: sara.nikcevic@crnvo.me deri më 10 nëntor, në ora 14:00h
Pjesëmarrësve nga Ulqini, CRNVO do t’iu paguaj shpenzimet e udhëtimit si dhe akomodimin në hotel.

Më poshtë mund të gjeni programin e trajnimit dhe formularin për paraqitje.

Formulari per paraqitje
Programi i trajnimit

Ky trajnim realizohet në kuadër të projektit “Sa më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia” të cilin e realizon Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO). Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi.


Trajnimi u mbajt në hotelin “Budva”