Me datë 12 tetor në hapësirat e hotelit “Mediteran” në Ulqin, OJQ Horizonti i Ri në bashkëpunim me shoqatën “Eduko Plus” organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Sfidat e raportimit mediatik në gjuhën shqipe“, në të cilën morën pjesë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe ekspertë të medias nga të gjitha trevat shqipfolëse në Mal të Zi, por edhe nga rajoni.
Aktiviteti ishte konceptuar në formatin e një tryeze me disa panele diskutimi, të drejtuara nga gazetarë e profesionistë të medias nga vendi dhe rajoni. Pjesëmarrës të këtij takimi ishin përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe dhe aktivistë të shoqërisë civile nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi. 
Panelistët diskutuan rreth problematikave me të cilat ballafaqohen mediat shqipe në Mal të Zi, me qëllim gjetjen e mënyrave më të përshtatshme për zgjidhjen e tyre.

OJQ Horizonti i Ri këtë aktivitet e realizoi në bashkëpunim me shoqatën “Eduko Plus”, në kuadër të projektit me të njëjtin emër, i cili mbështetet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.
Projekti synon të kontribuojë në avancimin e mbrojtjes dhe promovimin e të drejtave të pakicave si dhe në përmirësimin e praktikave profesionale në fushën e medias dhe informimit në Mal të Zi.

 


Viber Slika 2024 10 09 11 31 54 953