HORIZONTI i RI është pjesë e projektit të gjerë “Sa më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia”, të cilin e realizon Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) nga Podgorica, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Delegacioni i BE-së në Malin e Zi.
Qëllimi i këtij projekti është: fuqizimi dhe nxitja e sektorit civil për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike në Mal të Zi, përmes ngritjes së 4 qendrave burimore për mbështetjen e OJQ-ve lokale.

Qendrat burimore për regjionin jugor të Malit të Zi janë: HORIZONTI i RI në Ulqin dhe “NADA” në Herceg Novi; ndërsa në pjesën veriore të Malit të Zi mbështetje për OJQ ofrojnë: BONUM në Plevle dhe Qendra demokratike e Bjello Poles.

Pjesëmarrja në këtë projekt padyshim që paraqet një mirënjohje të veçantë për punën 17 vjeçare të organizatës tonë.

Në kuadër të këtij projekti organizata po ndjek një program intensiv të forcimit të kapaciteteve për të funksionuar si Qendër Burimore.

 

 

Zyrtarizohet Qendra Burimore për mbështetjen e OJQ-ve lokale

Me datën 11.07.2016,  në Podgoricë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkepunimit në mes të Qendrës për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) dhe 4 OJQ-ve lokale (nga Plevla, Bjello Pole, Herceg Novi dhe Ulqini), të cilat do të funksionojnë si Qendra Burimore për veriun e Malit të Zi dhe për rajonin e bregdetit.

Press Clipping

Lajm.me

UL-Info

Lajme nga Ulqini

Ulqini Online

Jedro.me